Bashkëpunimi me biznesin për më shumë siguri në plazhin e Shëngjinit - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Postuar më: 23/07/2018

Bashkëpunimi me biznesin për më shumë siguri në plazhin e Shëngjinit

Më shumë siguri për pushuesit ofron në këtë sezon plazhi i Shëngjinit, aty ku në një vijë bregdetare rreth 2 Km janë ndërtuar 7 kulla vrojtimi, çdo 250 metra.
Kullat e pajisura edhe me personel të trajnuar për t’u ardhur në ndihmë pushuesve në raste emergjente, janë ngritur së fundmi falë bashkëpunimit të qeverisë shqiptare me bizneset e zonës.
Për të inspektuar përfundimin e këtij angazhimi nga bizneset e zonës, ishin të pranishme edhe dy ministret, Lindita Nikolla dhe Sonila Qato.
Ministrja Qato kërkoi nga biznesi t’i përgjigjen standardeve të kërkuara për një sezon me siguri të shtuar dhe me djem e vajza të mirëtrajnuar, të cilët do të ofrojnë ndihmën e tyre të specializuar në raste rreziku, duke rritur kështu edhe aktivitetin e sipërmarrjes.
“Ne 2 km plazh publik janë në shërbim të pushuesve të Shëngjinit, nga Tale tek Skaliera, 7 kulla vrojtimi të cilat në bashkëpunim me sipërmarrjen e zonës janë vënë në funksion gjatë këtij sezoni. Garantimi i sigurisë në plazhe këtë vit përforcohet me punësimin nga ana e sipërmarrjes të rojeve bregdetare të kualifikuar dhe të trajnuar nga Federata shqiptare të cilët plotësojnë standardet e kërkuara për sigurinë në plazh. U bëj thirrje të gjithë sipërmarrjes në vend që operon përgjatë vijës bregdetare që gjatë këtij sezoni turistik të rrisin masat e sigurisë për pushuesit përmes plotësimit të kushteve të kërkuara me kulla vrojtimi dhe roje bregdetare të kualifikuar, kërkesa që jo vetëm garantojnë sigurinë por edhe rrisin aktivitetin e sipërmarrjeve gjatë sezonit turistik” theksoi ministrja Qato.
Ndërkohë Shëngjini këtë vit ka edhe një kalendar të pasur me aktivitete rinore për të gjithë pushuesit i cili kanë nisur të zbatohet që në nisje të sezonit.

  • Raporti XIII mbi trajtimin e ankesave dhe sugjerimeve të sipërmarrjes për muajin Shtator 2018

    Raporti XIII mbi trajtimin e ankesave dhe sugjerimeve të sipërmarrjes për muajin Shtator 2018 …
    Read More

    Ndërmjetësim për harmonizim të kuadrit ligjor në fushën e hidrokarbureve

    Përfaqësuesit e operatorëve ekonomikë në tregun e hidrokarbureve arritën të parashtronin gjatë konsultimit të ndërmjetësuar nga ana e Ministres së …
    Read More

    Raporti XII mbi trajtimin e ankesave dhe sugjerimeve të sipërmarrjes për muajin gusht 2018

    Raporti XII mbi trajtimin e ankesave dhe sugjerimeve të sipërmarrjes për muajin gusht 2018 …
    Read More

    Raporti XI mbi trajtimin e ankesave dhe sugjerimeve të sipërmarrjes për muajin korrik 2018

    Raporti XI mbi trajtimin e ankesave dhe sugjerimeve të sipërmarrjes për muajin korrik 2018 …
    Read More

    Bashkëpunimi me biznesin për më shumë siguri në plazhin e Shëngjinit

    Më shumë siguri për pushuesit ofron në këtë sezon plazhi i Shëngjinit, aty ku në një vijë bregdetare rreth 2 …
    Read More

    Nis turi i llogaridhënies “Puna për Shqipërinë që duam”

    Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Sonila Qato ka nisur turin e llogaridhënies “Puna për Shqipërinë që duam” në …
    Read More

    Konsultim i gjerë me sipërmarrjen lidhur me skemat e bujqësisë dhe strategjinë e re të nxitjes së saj.

    Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes znj. Sonila Qato zhvilloi një takim me prodhuesit shqiptarë. Gjatë takimit u diskutuan …
    Read More

    Konsultim i gjerë me sipërmarrjen lidhur me strategjinë e re të nxitjes së punësimit në Tryezën mbi Punësimin: Përmirësimi i klimës së biznesit, prioritet i Qeverisë.

    Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes znj. Sonila Qato zhvilloi një takim me përfaqësues të biznesit në lidhje me …
    Read More