Konsultim i gjerë me sipërmarrjen për nismat fiskale në Tryezën mbi Ekonominë: Përmirësimi i klimës së biznesit, prioritet i Qeverisë. - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Postuar më: 23/04/2018

Konsultim i gjerë me sipërmarrjen për nismat fiskale në Tryezën mbi Ekonominë: Përmirësimi i klimës së biznesit, prioritet i Qeverisë.

TRYEZA SEKTORIALE MBI EKONOMINË

Konsultim me sipërmarrjen lidhur me problematikat e bizneseve me sistemin fiskal.

Ministrija e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes Znj. Sonila Qato, zhvilloi një takim me: Bashkimin e Prodhuesve Shqiptarë, Shoqatë Shqiptare e Turizmit, Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë, Forumin Kombëtar i Biznesit, Shoqatën e Transportuesve Kombëtarë dhe Ndërkombëtarë të Udhëtarëve, Shoqatën Shqiptare të Operatorëve Turistik, Këshillin e Agrobiznesit Shqiptar dhe Bashkimin e Industrialistëve. Në takim, me ftesë të ministres Qato, ishin të pranishëm edhe dy zëvendësministërat e Financave dhe Ekonomisë, Albana Shkurta dhe Elton Haxhi. Takimi u zhvillua në kuadër të reformës së deregullimit, ku përfaqësuesit e grupeve të biznesit ngritën shqetësimet e tyre sipas fushave ku ata kryejnë aktivitetin ekonomik. Ministrija e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes Znj. Sonila Qato garantori bizneset se çdo problem i ngritur prej tyre gjatë takimit do të trajtohet institucionalisht për të gjetur zgjidhje. Gjatë tryezës sektoriale mbi Ekonominë u diskutua mbi problematikat lidhur me sistemin fiskal dhe marrjen parasysh të vërejtjeve dhe sugjerimeve të grupeve të interesit në hartimin dhe përgatitjen e ligjeve për të bërë të mundur implementimin sa më të drejtë të tyre. Problemet kryesore që ngritën përfaqësuesit e  bizneseve ishin: rimbursimi i TVSH-së për karburantin për tranposrtin publik, zbatimi i ndryshimeve ligjore për TVSH-së në sektroin e hotelerisë, TVSh-jë për fasonët, taksa mbi turallin për fabrikat, taksa e amballazhit etj.

Fjala e Ministres Qato:

Ministria e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes ka mundësuar një seri takimesh me grupet interesit dhe ministritë përgjegjësë në fushat respektive. Konsultimet po kryhen në kuadër të procesit për reformën e deregullimit, por kur fillon përfshihet biznesi dhe grupet e ineteresit kjo bëhet më e thellë dhe më rendësishëm dhe kalon edhe indenë fillestare. Të gjitha shqetësimet dhe problematikat që do të ngrihen nga përfaqësuesit e grupeve të biznesit ne do ti ndajmë sipas fushave të përgjegjësisë për të marrë më pas zgjidhjen për ato çështje që mund të zgjidhen brenda kuadrit ligjor në fuqi.

Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë

Ne kemi gati një matricë për të gjithë problematikat që shqetësojnë Bashkimine Prodhuesve Shqiptarë, por mund të filloj nga fakti që ne ndjejmë se mungon konsulenca me ministritë gjatë përgatijes së akteve ligjore e nënligjore. Ministritë duhet të fillojnë dialogun me ne për paketën fiskale, që në montet e para kur nis hartimi i saj. Ka ardhur koha të punojmë bashkararisht, jo vetëm për paketën fiskale por edhe ligjin për procedurat tatimore. Këyo tryeza dëshmojnë qartazi këtë frymë të re. Kërkojë suport për eksportet. Shqipëria është treg i vogël dhe ne varemi nga të huajt. Çdo qeverika matricën e vet për mbështjet e eksporteve. Ne nuk kërkojmë të subvencionohen eksportet, por kërkojmë të na njihen shpenzimet dhe mos tatohemi.

Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar

Jemi mirënjohës për frymën e ngritur nëpërmjet organizimit të këtyre tryezave, pasi shërbejnë si një instrument dialogu. Këshilli ynë ka pikasur ngritjen e nje pikë të rëndësishme për zhvillimin e agrobiznesit. Bëhet fjalë për borxhet japoneze, që nuk janë fonde të buxhetit, por janë grante, të cilat për arsye politike në atë kohë u krye në kredi me interes janë. Bëhet fjalë për 1 mijë traktorist që janë të përjashtuar nga financimet, për shkak se nuk kanë shlyer këto detyrime, atyre u janë bllokuar dokumentet.

Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar

Shqetësim është llogaritja për vaksimimin e kafshëve. Ka disa vite që tarifa mbetet e pandryshuar. Stacionet private nuk pranojnë më të bëjnë vaksinimin me këtë tarifë që është në fuqi dhe kafshët mbeten pa vaksinuar.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë

Kemi një situatë të përmirësuar. Unë falenderoj dhe ministren për qëndrimin shumë aktiv dhe ndërmjetësues për zgjidhjen e problemeve tona. Ne zgjidhëm me shumë sukses gjobat e padrejta që u vendosën ndaj një numri të madh biznesesh me ndërmjetësimin Ministres së Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes Znj.Sonila Qato. Unë do të kërkoja që ne si shoqata të jemi më të impenjuar e të sjellim probleme që qëndrojnë, e nëkohësisht në fund të procesit të kemi një përgjigje për gjerat që nuk merren në konsideratë.

Shoqata Shqiptare e Operatorëve Turistik

Falenderojmë për mundësinë e ofruar të dialogut. Informaliteti që lidhet me mungesat ligjore për sektorin e apartamenteve që jepen me qera për pak ditë, këtu përfshihen vilat që janë jashtë sektorit, duke lënë gjysmën e sektorit të akomodimit jashtë sistetmit, është problematikë qendrore e këtij sektori.

Shoqata e Transportuesve Kombëtarë dhe Ndërkombetarë të Udhëtarëve

Ne jemi shoqata ose biznese që operojmë në kushte gjysmë-formale në 20 vjet, pasi sistemi i taksimit duhet të modelohet në përputhje me nevojat dhe problematikat që paraqet sektori.

Forumi Kombëtar i Biznesit

Falenderojmë Ministren për dialogun që siguron nëpërmjet këtyre treyzave. Ne kemi nevojë për takime teknike dhe me Ministritë e tjera. Problem për ne është ai TVSH-së së fasonit. Bizneset duhet të jenë të informuar kur përballen me tatimet pasi bizneset e vogla mbase nuk janë të njohura plotësisht me efektet e pritura.

 

 

 

  • Raporti XIV mbi trajtimin e ankesave dhe sugjerimeve të sipërmarrjes për muajin Tetor 2018

    Raporti XIV mbi trajtimin e ankesave dhe sugjerimeve të sipërmarrjes për muajin Tetor 2018 …
    Read More

    Raporti XIII mbi trajtimin e ankesave dhe sugjerimeve të sipërmarrjes për muajin Shtator 2018

    Raporti XIII mbi trajtimin e ankesave dhe sugjerimeve të sipërmarrjes për muajin Shtator 2018 …
    Read More

    Ndërmjetësim për harmonizim të kuadrit ligjor në fushën e hidrokarbureve

    Përfaqësuesit e operatorëve ekonomikë në tregun e hidrokarbureve arritën të parashtronin gjatë konsultimit të ndërmjetësuar nga ana e Ministres së …
    Read More

    Raporti XII mbi trajtimin e ankesave dhe sugjerimeve të sipërmarrjes për muajin gusht 2018

    Raporti XII mbi trajtimin e ankesave dhe sugjerimeve të sipërmarrjes për muajin gusht 2018 …
    Read More

    Raporti XI mbi trajtimin e ankesave dhe sugjerimeve të sipërmarrjes për muajin korrik 2018

    Raporti XI mbi trajtimin e ankesave dhe sugjerimeve të sipërmarrjes për muajin korrik 2018 …
    Read More

    Bashkëpunimi me biznesin për më shumë siguri në plazhin e Shëngjinit

    Më shumë siguri për pushuesit ofron në këtë sezon plazhi i Shëngjinit, aty ku në një vijë bregdetare rreth 2 …
    Read More

    Nis turi i llogaridhënies “Puna për Shqipërinë që duam”

    Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Sonila Qato ka nisur turin e llogaridhënies “Puna për Shqipërinë që duam” në …
    Read More

    Konsultim i gjerë me sipërmarrjen lidhur me skemat e bujqësisë dhe strategjinë e re të nxitjes së saj.

    Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes znj. Sonila Qato zhvilloi një takim me prodhuesit shqiptarë. Gjatë takimit u diskutuan …
    Read More