Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes nis ciklin e takimeve me biznesin në të gjithë Shqipërinë - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Postuar më : 02/03/2018

Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes nis ciklin e takimeve me biznesin në të gjithë Shqipërinë

Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Sonila Qato ka nisur tashmë prej disa javësh një cikël vizitash pranë selive të sipërmarrjeve në të gjithë Shqipërinë.

Këto vizita kanë për qëllim njohjen në terren të investimeve kryesore në vend, të problematikave dominuese të çdo sipërmarrësi si dhe skanimit të situatës sa i takon ofertave për punësim dhe nevojave reale të tregut, me qëllim hartimin e rekomandimeve konkrete ndaj Qeverisë për sektorin e punësimit, të njohur nga Qeveria si një nga prioritetet e këtij mandati.

Ministrja Qato gjatë takimeve të saj të vijuara, ka theksuar se është i nevojshëm një shqyrtim i kujdesshëm i nevojave të tregut për të orientuar më pas politikat e Qeverisë për punësimin në përgjigje të plotë me kërkesat e ngritura nga vetë sipërmarrësit.

Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes i ka nisur vizitat e saj nga Tirana, duke vijuar më pas me qarqe si Shkodra, Fieri, Berati, ku dhe ka mundur të përftojë një panoramë të plotë të situatës në vend duke prekur nga afër struktura të ndryshme si, biznese të vogla apo ndërmarrje të mëdha që numrojnë mijra punonjës. Gjatë këtyre vizitave ministrja nuk ka hezituar të mbledhë dhe propozimet ndaj Qeverisë të grupeve të ndryshme të interesit sa i takon sektorëve të larmishëm ku këto biznese operojnë.

Në fund të vizitave, në kuadër të aksionit të ujit të ndërmarrë nga Qeveria, ministrja Qato nuk ka harruar të rikujtojë tërë bizneset për të qenë të përpiktë në shlyerjen e detyrimeve sa i takon pagesave të ujit dhe gjithashtu të  sensibilizojnë  punonjësit e tyre që të kryejnë një veprim të tillë dhe në banesat e tyre.

  • Java Globale e Sipërmarrjes 2022

    Në kuadër të Javës Globale të Sipërmarrjes, Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes hapi dyert për një seri të …
    Read More

    Digjitalizimi si mjet efektiv për të luftuar korrupsionin

    Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes,  Znj. Edona Bilali duke marrë fjalën në Konferencën e parë Kombëtare Antikorrupsion, që …
    Read More

    Bilali: Kanë aplikuar 400 startup-e për pasaportën e startup-it. Aplikimi për pasaportë deri me 3 qershor

    Për herë të parë ka një fond të konsiderueshëm nga financat publike për mbështetjen e startupeve dhe inkubatorëve në Shqipëri …
    Read More

    E-Zone – Startup-et, shtyhet afati i aplikimit per fonde – 5 Qershor 2022 – Vizion Plus

    Intervistë në emisionin E- Zone në Vizion Plus me gazetaren Rajmonda Lajthia, diskutuam mbi Thirrjen për Startup-et dhe Lehtësuesit e …
    Read More

    10 mln euro grante për Start Up-et për sipërmarrësit e rinj, Ministrja Bilali në ‘Pa Protokoll’

    Në Report Tv, e ftuar nga gazetarja Anduela Ndreu, në emisionin ‘Pa Protokoll’. Një bisedë e gjatë mbi iniciativën e …
    Read More

    Intervistë për Fax News: Nis aplikimi për mbështetje financiare për STARTUP dhe LEHTËSUES

    Në FaxNews pasqyruam mundësinë rreth nismës më të re të Qeverisë Shqiptare nëpërmjet Ministrit të Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes …
    Read More

    Intervistë për Klan News – Hapet thirrja për start up-et

    Në një intervistë për TvKlan prezantuam nismën më të re të Qeverisë Shqiptare nëpërmjet Ministrit të Shtetit për Mbrojtjen e …
    Read More

    Kalojnë në Mbledhje të Këshillit të Ministrave VKM-të që plotësojnë kuadrin ligjor për startup-et.

    Qeveria Shqiptare nëpërmjet Ministrit të Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, mbështet sipërmarrësit që guxojnë t’i japin një hov të ri …
    Read More

    Intervistë te “A2 Business”, 22 dhjetor 2021

    Intervista e Ministres së Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, znj. Edona Bilali, për emisionin “A2 Business” në “A2CNN”, ku u …
    Read More